AKTUALE

Inflacioni në BE vitin e kaluar ishte 9.2 për qind, më shumë janë shtrenjtuar energjia elektrike, karburantet dhe ushqimet

Banner

Në vitin 2022, inflacioni në BE arriti nivelin më të lartë të matur ndonjëherë në 9.2%. Krahasuar me vitin 2021, kur vlera vjetore ishte 2.9%, norma e inflacionit është rritur për më shumë se trefish, raporton Eurostat, transmeton bild.mk .

Krahasuar me disa nga ekonomitë më të mëdha të botës, inflacioni vjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arriti në 8.7% vitin e kaluar, në Japoni 2.5% dhe norma më e ulët u regjistrua në Kinë me 2.0%.

Rritja më e madhe e çmimeve në BE në vitin 2022 është për kostot e strehimit dhe ushqimit. Vitin e kaluar, çmimet e konsumit për banesa, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë tjera djegëse shënuan rritjen më të lartë prej 18.0%. Pason transporti me një rritje mesatare prej 12,1% , ushqimet dhe pijet joalkoolike u rritën mesatarisht me 11,9%.

Në Maqedoninë e Veriut, megjithatë, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, inflacioni në vitin 2022 ishte 14,2 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë u rrit për 12,6 për qind. Rritjen më të madhe të indeksit të kostos së jetesës vitin e kaluar e shënuan ushqimet dhe pijet joalkoolike, të cilat në një vit u rritën me 20.9 për qind. / bild.mk

Banner

Related posts

Taravari njofton: Nga e hëna ilaçet e listës pozitive në farmaci

Gjyla Halili

Transporti publik në Shkup sot sipas itinerarit të së dielës, teleferiku nuk do të punojë

Gjyla Halili

Nuk dihet akoma se kur do të vendoset në rend dite interpelanca e FE-së ndaj Kostadinovskit

Gjyla Halili

Leave a Comment