Funksionarët e lartë të BDI-së të përbërë nga Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi, Visar Ganiu dhe Nevzat Bejta takuan mbrëmë banorët e lagjes Cetinska në Tetovë ku bashkëbiseduan me banorët e kësaj lagjeje rreth gjëndjes së mjerë të krijuar në BDI, nga pasiviteti absolut të ekzekutivit të udhëhequr nga zv/kryeministri i dështuar Artan Grubi.
Siç theksohet në kumtesë, sekretari organizativ Blerim Bexheti tha se këtu kanë ardhur sepse janë të shqetësuar për politikat që i udhëheq ky ekzekutiv, ne jemi këtu se ia duam të mirën BDI-së.
Investime nuk ka, aktivistët nuk përfillen, ka një arrogancë nga Artan Grubi, ka pakënaqësi nga Struga deri në Likovë. Sot jemi në Tetovë, të marrim edhe nga ju sygjerime se si ta rregullojmë këtë katrahurë të krijuar. Organet e partisë nuk funksionojnë dhe partia është shndërruar në parti funksionarësh. Unë dhe gjithë këtu nuk jemi për funksione, por dëshirojmë të parandalojmë shuarjen e BDI-së siç ndodhi me PPD-në e shumë partitë tjera. Pas Sellcës, sot ne Cetinska jemi për të shprehur pakënaqësinë për humbjen e Tetovës ne zgjedhjet lokale, sepse dikush duhet të jep përgjegjësinë”, tha Bexheti.
Kryetari i Këshillit mbikëqyrës Musa Xhaferi tha se lidhur me shqetësimet e thëna nga banorët e Ceninskës, se ministrat nuk pranojnë ti takojnë ata, tha se ‘vërehet se Tetova ska ministra, të paktën të tillë për të zgjidhur probleme të qytetarëve. As pasi morën ortak Aleancën për Shqiptarët, Tetova ska ministra. Pse BDI sot ska ministra për ti takuar qytetarët, për ti shqyrtuar hallet e qytetarëve dhe për tu ndihmuar që ti zgjedhin. BDI është krijuar për të bashkuar popullin, jo për të ikur nga populli. Do ti dalim zot ne Tetovës dhe BDI-së, se nuk do ti lëmë ta shkatrojnë’, tha Xhaferi. Do tu themi stop, se kjo nuk na çon në rrugë të mirë, tha Xhaferi.
Nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti tha se vendosëm të takohemi në këtë mënyrë që të dëgjojmë zërin e qytetarit.
“Ne shofim se qytetari në çdo lagje, çdo fshat, çdo qytet ka ngritur zërin, shfaq shqetësime. Dhe ne jemi këtu të gjejmë zgjidhje, të tregojmë se nuk jemi dy-tre vetë të pakënaqur siç e gënjen Artan Grubi kryetarin Ali Ahmeti. Shofim se gjithandej qytetarët janë të pakënaqur, ndërsa ne kemi gjetur dijagnozën, se ky ekzekutiv është i dështuar, ka aq shumë pozita politike, ndërsa nuk arrin të bën asgjë, as punësime, as investime, as zbatim të gjuhës shqipe dhe në çdo segment kemi dështim total. 50 përqind ministra, nga 400 milion euro investime kapitale, asnjë euro në vendbanimet shqiptare. Ne nuk jemi këtu për funksione, por ministrat e dështuar ti zëvendësojmë Artanin dhe Artanat, me ministra që do të punojnë për shqiptarët, që nga 400 milion, 100 milion të paktën të shkojnë te vendbanimet shqiptare”, tha Mexhiti.
Funksionarët e lartë të BDI-së thanë para tetovarëve se ideja nuk është që të ndahet BDI e të përfunfon si PPD-ja e si PDSH-ja, por përkundrazi ajo të fuqizohet dhe të kthehet te qytetari, pa ministrat oportunistë të kryesuar nga Artan Grubi, theksohet në kumtesë.