Dita e Verës nga One Albania është disa orë larg dhe gazetarët kanë zbuluar agjendën e aktiviteteve dhe disa elementët nga imazhi i ri zyrtar.
Në komunikimet zyrtare të kompanisë është shpalosur një kalendar i ngjeshur i Ditës së Verës, që nis me konferencën për shtyp ku do të lajmërohet edhe lançimi i brandit të ri.
Nga informacionet e marra zbulojmë se të pranishëm në këtë konferencë do të jenë drejtuesit më të lartë të grupit ndërkombëtar 4iG, One Albania dhe shumë gazetarë, drejtues dhe personalitete të shquara të medias dhe televizionit, së bashku me publicistë, blogerë të përzgjedhur.
Më pas,k agjenda vijon me koncertin në sheshin “Skënderbej” të këngëtares së famshme Enisa, e cila do të takojë nga afër edhe shumë admirues të përzgjedhur nga lojrëat dhe aktivitetet e One Albania.
Muzika dhe argëtimi nuk ndalon aty.
One Albania mbështet këtë vit edhe festivalin ikonik urban “Street Party”, në zonën e ish-Bllokut, ku ndër të tjerë, e pranishme do të jetë edhe producentja dhe artistja ndërkombëtare Gina Jeanz.
Të gjitha festimet e asaj dite kulmojnë në orën 19:00 te Liqeni Artificial, ku One Albania do të organizojë shfaqje me mbi 500 dronë, për herë të parë në rajon dhe një ndër më të mëdhatë në Evropë.
Top Channel