D-r Shaban Memeti është mjeku nga Tetova që të bën krenar në mes të Maqedonisë së Veriut që është në krye të detyrës në institucionet më të larta shtetërore më të vështira shëndetësore.
Mjeku i njohur nga Dobroshti i Tetovës dhe njëherit drejtor i Institutit për Shëndet Publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dr.Shaban Memeti së bashku me ekipet profesionale të mjekëve mbaroi me sukses betejën në vitin 2022 strategjinë shtetërore, kundër pandemisë nga virusi COVID-19, njëherit duke qenë pjesë në ekipin për vaksinimin masiv të popullatës ndaj koronavirusit.
Shaban Memeti është një ndër kirurgët më të suksesshëm shqiptarë në Maqedonin e Veriut, i cili këtij profesioni ia ka kushtuar jetën e vet, sidomos kirurgjisë së fëmijëve.
Memeti është një nga mjekët me briliant e me human që ka nxjerrë vendbanimi Dobroshtë i Tetovës.
Kirurgu i fëmijëve u ka shërbyer qytetarëve të Maqedonisë për afro 2 dekada me rradhë, jo vetëm si mjek,kirurg, docentë në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, por edhe si qytetar model e aktiv në jetën sociale e politike të Maqedonisë.
Mjeku shqiptar Dr. Shaban Memeti aktualisht është profesor dhe ligjërues i lëndës së kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.
Ai është ndër kirurgët më të njohur për fëmijë në Maqedoni dhe një ndër mjekët e parë nga Tetova, i cili arriti që të publikoj si autor dhe koautor më shumë se 90 publikime në revista shkencore prestigjioze në vend dhe jashtë vendit, si dhe në konferenca dhe kongrese nacionale dhe ndërkombëtare.
Në 5 vitet e fundit ka publikuar 6 punime shkencore me impakt faktor.
Gjatë punës së tij të kirurgut, për të mësuar teknikat e reja të kirurgjisë ka qëndruar në spitalet prestigjioze edhe në Gjermani, ndërsa ka qëndruar në konferenca ndërkombëtare edhe në Universitetin prestigjioz të Harwardit në Boston të Amerikës.
Ndryshe, profesioni i mjekut të obligon që të jesh në kontakt me të rejat më të fundit duke lexuar, sa herë të jepet mundësia.
Mirëpo dr. Memeti si përfaqësues nacional në EpiSouth Rrjetin për kontroll të sëmundjeve infektive në vendet e Mesdheut dhe Ballkanit dhe organizatat tjera shëndetësore ka një mundësi më shumë, pasi gjendet në pozitat më të larta që të siguroj informacionet e para për protokolet dhe risit në fushën e shëndetësië.
Ndërsa për Dr. Memetin, dija në sferën mjekësore është e pashtershme.
Si besnik i kësaj ideje, ai kërkon me ngulm libra mjekësore, sidomos ato që kanë të bëjmë me zbulimet e fundit në fushën e kirurgjisë.
I ka shumë të mira marrëdhëniet me besimin. Në brendinë e qenies së tij ekzistojnë bashkë të dyja, shkenca dhe besimi në Zot.
Lidhja e tij me një fuqi të mbinatyrshme është shumë e fortë, sa që edhe për arritjet e tij të deri më tanishme falënderon Zotin dhe punën e palodhur që ka bërë çdo ditë.
Sa për miqtë, më shumë janë brenda profesionit, por ka edhe nga ata që janë jashtë profesionit. Largohemi me përshëndetje të përzemërta me një kirurg, i cili reflekton humanizëm në çdo fjalë që flet duke e shoqëruar me buzëqeshje miqësore