SPORT

Roma mundet nga Sassuolo, Marash Kumbulla ndëshkohet me karton të kuq

Roma është mposhtur 4-3 në shtëpi nga Sassuolo, në duelin që u luajt në kuadër të javës së 26-të në Serie A.

Por, derisa po përfundonte pjesa e parë, situata u tensionua dhe Marash Kumbulla u ndëshkua me karton të kuq.

Sassuolo i shënoi dy gola të shpejtë nëpërmjet Armand Lauriente (13’ dhe 18’), ndërsa Giallorossët u përgjigjen përmes Nicola Zalewski (26’).

Derisa në një situatë tensionuese mes Kumbullës që u godit me shqelm nga Domenico Berardi, lojtari shqiptar ra në grackën e tij dhe ia ktheu goditjen në minutën e 45+3-të, me çka edhe pasoi kartoni i kuq.

Një minutë kaloi nga ai incident, dhe Berardi shënoi për 3-1 nga penalltia, duke bërë që dy skuadrat të shkonin në pushimin mes pjesëve.

Pjesa e dytë nisi me një tempo të njëjtë, pasi Paulo Dybala realizoi për 3-2 në minutën e 51-të.

Ky gol i La Joyas e ndihmoi paksa Romën, pasi ia dolën të shënon edhe të tretin, por fillimisht mysafirët e tundën rrjetën për herë të katërt.

Ishte Andrea Pinamonti (75’), që u asistua prej Lauriente, që realizoi për 4-2.

Georginjo Wijnladum u asistua nga Chris Smalling në minutën e 90+5-të, duke shënuar për 4-3, mirëpo nuk ishte i mjaftueshëm për së paku një pikë, duke pësuar disfatë në shtëpi.

Me këtë humbje, Roma gjendet në vendin e pestë me 47 pikë, aq sa edhe Milani në të katërtin, ndërsa në xhiron e 27-të do kenë punë me Lazion.

Related posts

Zyrtare: Marrëveshje me Dinamo Kiev për transferimin e Reshat Ramadanit

admin

Zyrtare: Chris Hughton emërohet trajner i Kombëtares afrikane

admin

Zyrtare, Mbappe konfirmon të ardhmen e tij

admin

Leave a Comment