SHOWBIZ

Dita e Shëndetit të Veshkave/ Mjekët: Kujdes nga organi që sëmuret pa dhënë shenja

Problemet në veshka janë ndër patologjitë e shtuara tek pacientët vitet fundit.

Kjo për faktin se veshka lidhet edhe me dy sëmundje të rëndësishme siç është diabeti dhe hipertensioni. Në Ditën Ndërkombëtare të Veshkave, mjekët nefrologë u kërkojnë qytetarëve të bëjnë kujdes me këtë organ të rëndësishëm i cili vuan në heshtje dhe vetëm kur është dëmtuar funksioni i saj atëherë ndihen pasojat. Ata kanë ofruar falas matje tensioni dhe matje glicemie.

Një pacient që humbet funksionin veshkë përfundon në dializë dhe pjesa më e madhe e tyre janë pacientë me diabet. Ndaj për ta nuk mjafton vetëm të masin gliceminë por të kontrollojnë dhe organe të tjera.

Mjeket nefrologë thonë se kanë dalë trajtime të reja për veshkat të cilat nuk dëmtojnë organet e tjera dhe që së shpeshti priten të mbërrijnë edhe për pacientët shqiptarë. Por qytetarët duhet të bëjnë sa më shumë kujdes derisa të shkojnë tek trajtimi, përveç shtimit të aktivitetit fizik mjekët këshillojnë edhe suhime të shëndetshëm për veshka të forta.


Top Channel

Related posts

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju sot

admin

E ofendoi rëndë gjatë javës, Bledi i kërkon falje publike Deas

admin

Nëntë ushqimet më të këqija që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

admin

Leave a Comment