SPORT

Aksidentohet autobusi i klubit turk, raportohet për të lënduar

Autobusi i ekipit Alanya Kestelspor e ka pësuar një aksident trafiku derisa ishte duke arritur në Alanya pasi e mposhti ekipin Ofspor 1:0 në udhëtim.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i ligës së tretë turke, i cili njoftoi se 15 anëtarë të klubit, përfshirë këtu lojtarë dhe nga shtabi teknik, janë lënduar, ndërsa dy prej lojtarëve kanë pësuar lëndime të rënda, shkruan mediumi turk “Hurriyet”.

Autobusi i klubit turk pësoi aksident afër Alanyas rreth orës 04:20 të mëngjesit derisa po e rikthente ekipin në shtëpi.

Kryetrajneri, asistent-trajneri dhe 13 futbollistë, u lënduan në këtë aksident.

“Më 11 mars, në orën 04:200 duke u kthyer nga ndeshja me Ofspor, të cilën e luajtëm në udhëtim, minibusi ynë e pësoi një aksident në hyrje të Alanyas në Ulas dhe, trajneri ynë, asistenti i tij dhe 13 lojtarë, u lënduan në këtë aksident. Ata u transferuan në spitalin rajonal dhe ka nisur trajtimi i tyre mjekësor. Fatmirësisht, nuk kishim viktima në këtë aksident, i cili na ka prekur thellë të gjithë ne. Njëri prej lojtarëve tanë është transferuar në Antalya Medical Faculty për t’u operuar, ndërsa një tjetër është operuar në ALKU Training and Research Hospital. Tretmani për lojtarët tanë të tjerë dhe për anëtarët e shtabit teknik po vazhdon”, ka njoftuar klubi turk në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

Presidenti i klubit, Levent Uğur ka njoftuar se ngjarja ndodhi 2-3 kilometra larg Alanyas, ku autobusi u përmbys.

Related posts

Skena të çmendura kur mijëra tifozë të St Pauli futen fushën ndërsa klubi gjerman vulosi rikthimin në Bundesligë

Gjyla Halili

Sanchezi sërish te Interi? – Kreu

admin

Tuttomercatoweb për Ermal Krasniqin: Më i talentuari i grupit, por humbet në 16 metrat e fundit

admin

Leave a Comment