AKTUALE

REISUL ULEMA VIZITOI QENDRËN E MUSLIMANËVE BALLKANIK “DRITA” NE HENDON TË LONDRËS

Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir Fetai vizitoi Shoqatë muslimane ballkanike ‘”Drita” të shqiptarëve me punë në Hendon të Londrës.
Ndjeja dëshirë dhe përgjegjësi t’i nderoja bashkatdhetarët tanë në Londër në shenjë respekti dhe përkrahjeje në këto vende të largëta, në veçanti për t’ju sjellë mirënjohjet e besimtarëve dhe vëllezërve të tyre pēr mundin që japin në organizimin e jetës fetare dhe kultivimin e vlerave kobëtare., tha në me tjerash Reisul Ulema.
Ishte një pritje dhe ambijent vëllazëror në krye me kryetarin Z. Shkëlzenin Jetishin, imamin Hoxhë Ademin dhe shumë të tjerë. Edhe pse u mendua si një takim në kohë të shkurtë me kryesinë, megjitgate u mblodhën një nunër i madhë.
Reisul Ulema i njoftoi me rrjedhat fetare në Ballkan, me organizimin e jetës fetare nga Bashkësitë islame si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohen. Njiherit porositi që maksimalisht të mundohen të mbrojnë më të shtrentën besimin dhe kombin dhe t’i forcojnë lidhjet me vendlindjen e tyre në mënyra të ndryshme.
Reisul Ulema kërkoj nga të pranishmit që të hapin biseda me pyetjet e tyre për gjithçka që ju intereson, me çka u bë njē bisedë e gjallë dhe e frytshme, në çka Reisul Ulema shprehi gatishmēri të jetë në shërbim të tyre aty ku e do nevoja dhe i ftoi që ta vizitojnë BFI e RMV.
Një mirënjohje të veçantë teogut të mirënjohur, aktualisht Drejtor i Institutit “Al Furkan” në Londër Z. Sali Shazivarit për organizimin e ketij takimi shumë të rëndësishëm.
Zoti i bekoftë me të mirat e Tij.

Related posts

Komunikacioni zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të lagështa

Gjyla Halili

Takim i presidentit Pendarovski me delegacionin e Këshillit Paqësor nga SHBA

Gjyla Halili

Ditmire Shehu: Nëse fillojmë kështu, duhet t’i prishim zgjedhjet në tërë Maqedoninë

Gjyla Halili

Leave a Comment