SPORT

Alegri jep deklaratën e bujshme

Juventusi ka shpresa të mëdha se 15 pikët do i rikthehen dhe këtë gjë e konfirmon dhe një deklaratë e thënë së fundmi nga trajneri Masimiliano Allegri në prag të duelit ndaj Sampdorias.

“Në pamje të parë, Sampdoria duket e përballueshme, por në rezultatet e fundit kanë humbur shumë, është një sfidë shumë e rëndësishme. Për herë të parë mund të dalim të dytët në renditje, sepse kemi 50 pikë. E them dhe e përsëris. Kemi shansin të shkojmë tre pikë mbi Interin.

Pogba është i disponueshëm, nuk është se ndëshkohet gjithmonë për vonesë. Nuk kam vendosur ende për formacionin: Perin dhe Vlahovic do të luajnë me siguri. Më duhet të vendos mes Paredes dhe Barrenechea dhe nesër në mëngjes do të vlerësoj energjitë e lojtarëve.

Do rikthehen De Sciglio dhe Iling. Di Maria do të pushojë dhe do të jetë në dispozicion të enjten. Shpresojmë që Milik të jetë gati për ndeshjen kundër Interit”, deklaroi Allegri.

The post Alegri jep deklaratën e bujshme appeared first on SHQIP.com.

Related posts

Ronaldo dhe Georgina kanë nënshkruar kontratë martese që rregullon situatën në rast ndarjeje

admin

Prishtina e mbyll me fitore pjesën e rregullt në Ligën Unike

admin

Prandelli kritikon futbollin italian – Kreu

admin

Leave a Comment