SPORT

Manchester City fiton me vështirësi në udhëtim te Crystal Palace

Manchester City ka triumfuar në udhëtim te Crystal Palace, në ndeshjen që i takoi xhiros së 27-të kampionale në Premierligë.

“Qytetarëve” u ka mjaftuar një gol për të fituar 0:1 ndaj skuadrës londineze.

Heroi i Manchester Cityt ishte sulmuesi norvegjez, Erling Haaland që shënoi golin e vetëm në minutën e 78-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Mysafirët kishin iniciativën gjatë tërë takimit, por që në fund arritën të fitojnë vetëm falë një goli.

Me këto tri pikë, City shkon në kuotën e 61 pikë në vendin e dytë, dy më pak se Arsenali që ka një takim më pak të luajtur.

Crystal Palace është e 12-ta me 27 pikë gjithsej.

Banner

Related posts

Mayweather sfidohet nga ish-kampioni – SHQIP.com

admin

Kalulu i gatshëm për përballjen me Napolin

admin

Neymar ndan lajmin e bukur me fansat

admin

Leave a Comment