SPORT

Peja mposht Vëllaznimin me 47 pikë dallim

Banner

Peja ka vazhduar me formë të mirë pas emërimit të trajnerit të ri. Kësaj radhe mundi bindshëm Vëllaznimin 127:80 (41:18, 28:23, 33:23, 25:16), në xhiron e 25-të të Prince Caffe Superligës.

Verdhezinjtë e nisën sfidën për mrekulli dhe qysh në çerekun e parë u shkëputën duke e fituar këtë pjesë 41:18. Kjo ju mjaftoi për vazhdimin e ndeshjes, ku ruajtën epërsinë, madje vetëm sa e shtuan për të triumfuar në fund 127:80.

Te Peja shtatë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore ndërsa më i miri ishte Larry Thomas me 21 pikë, katër kërcime e shtatë asistime, kurse te mysafirët më i miri ishte Damondte Dodd me 21 pikë e 11 kërcime.

Verdhezinjtë kanë 18 fitore e shtatë humbje, ndërsa kuqezinjtë tetë fitore e 17 humbje.

Banner

Related posts

Alkmaar përmbys gjithçka në Holandë

admin

Muja asiston sërish në Belgjikë

admin

Kombëtarja mbyll përgatitjet për duelin vendimtar me Poloninë në “Air Albania”, situata në kampin kuqezi

admin

Leave a Comment