SHQIPËRI

Rrezikon mosregjistrim në zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj ankimon në KAS vendimin e KQZ-së

Partia Demokratike e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Në dokumentin e dorëzuar nga Alibeaj kërkohet shfuqizimi i vendimit të KQZ-së, për mosregjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt politik garues në zgjedhjet lokale të 14 majit.

KQZ deklaroi më herët se refuzimi i Lulzim Bashës për të hedhur firmën mbi deklaratën që kërkon Kodi Zgjedhor se nuk do të kryejë krime zgjedhore, rrezikon që Partia Demokratike të mos-regjistrohet, por kësaj deklarate Alibeaj i është përgjigjur duke thënë se kjo nuk është përgjegjësi personale, por që merret në cilësinë e kryetarit të partisë që në rastin konkret Lulzim Basha ia ka kaluar kompetencat përfaqësuesit ligjor.

KQZ-ja ka përcaktuar një afat për plotësimin dhe ridërgimin e kërkesës për regjistrim në zgjedhje, i cili skadon në mesnatë, megjithatë Indrit Sefa, përfaqësuesi ligjor i PD-së është shprehur se kërkesa për regjistrim dorëzuar në KQZ është e plotë dhe se nuk do të ketë dokumentacion tjetër.

“PD nuk depoziton asnjë akt shtese, dokumentacioni ligjor i paraqitur nga PD është i plotë dhe i ligjshëm. Lojërat politike dhe argumentat politike në bindjen tonë të ngritura nga komisioneri nuk mund të ngrihen në këtë godinë, kjo godinë është godina që bëhet administrimi i zgjedhjeve dhe si e tillë ajo duhet të jetë e pavarur dhe apolitike. Komisioneri mos të presë orën 12 të natës siç ka pretenduar por të japi një vendimmarrje tani, ne do presim këtu deri në vendimmarrjen e komisionerit”- tha Indrit Sefa.

 


Top Channel

Related posts

Dodik kërcënon sërish me ndarjen e Republikës Sërpska 

admin

Ribotohet libri shkencor “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX”

admin

“Ligjet”/ Gështenja kërkon ndryshime në ligjin “Për Nëpunësin Civil”: T’i japim fund përdorimit politik të administratës publike

admin

Leave a Comment