SHQIPËRI

KQZ nuk e regjistroi në zgjedhjet e 14 majit, Berisha ankimon vendimin në KAS

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ankimuar në KAS vendimin e kreut të KQZ për të mos e njohur si drejtues të Partisë Demokratike dhe duke mos e regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.

Në kërkesën ankimore drejtuar KAS, ai ka kërkuar ndryshimin e vendimit duke vendosur “regjistrimin e PD të të përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Argumentet e Berishës: 

1. Partia Demokratike e Shqipërisë i ka vënë në dispozicion KQZ, të gjithë dokumentacionin ligjor mbi bazën e të cilit provohet lehtësisht se kryetar i Partisë Demokratike është Sali Berisha.

2. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në Nenin 4, pika 1, parashikon se: “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit”. Në rastin konkret, KQZ nuk mund të refuzojë regjistrimin e PD përfaqësuar nga Sali Berisha vetëm bazuar mbi mungesën e shkresës së regjistrit të partive politike, ku fatkeqësisht në regjistër vijon të mbeten të dhëna të pasukta dhe të vjetëruara, që datojnë qysh nga regjistrimet e vitit 2018.

3. KQZ duhet t’a lexojë dhe interpretojë Kodin Zgjedhor në tërësinë e tij, pa i analizuar të veçuar dispozitat e ndryshme të Kodit. Konkretisht, për përcaktimin e kryetarit të një Partie Politike KQZ nuk mundet që informacion t’a bazojë vetëm dhe ekskluzivisht nga regjistri i partive politike (Neni 64 i Kodit Zgjedhor), duke injoruar faktet e njohura botërisht të cilat kanë forcën e provës sipas vetë Nenit 139, pika e Kodit Zgjedhor, Referuar kesaj dispozite të Kodit Zgjedhor, përcaktohet shumë qartë se: “Për faktet, të cilat janë të njohura botërisht, si dhe për ato fakte, të cilat janë të ditura per KQZ-në, për shkak të funksioneve të saj, nuk nevojitet verifikim. E zbatuar në rastin konkret rreth problematikës së pasqyrimit të emrit të Kryetarit të PD në regjistrin e partive politike, për të zgjidhur drejt çështjen e regjistrimit të PD si subjekt zgjedhor, KQZ kishte detyrimin që të merrte në konsideratë edhe faktet e njohura botërisht, siç janë konkretisht:

(i) Shkarkimi i Lulzim Bashës nga anëtarësia e PD në Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021 dhe e konfirmuar me Referendumin e datës 18 Dhjetor 2021:

(ii) Dorëheqjen publike të Lulzim Bashës në date 21.03.2022: si dhe

(iii) Zgjedhjen e Sali Berishës si Kryetar i PD pas referendumit të anëtarësisë në Maj 2022. 4. Nisur nga sa më sipër, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk mund të merrte në shyrtim fare kërkesën për regjistrim të paraqitur nga përfaqësuesit e ish-Kryetarit të PD Lulzim Basha, për sa kohë janë fakte të njohur botërisht se Basha është shkarkuar nga anëtarësia e PD si dhe gjithashtu është fakt i njohur botërisht që në datë 21 Mars 2022 ky i fundit ka dhënë dorëheqjen publike nga funksioni që vijonte të mbante padrejtësisht. Në dosjen e regjistruar në KQZ në datë 05.03.2023, PD ka paraqitur edhe vendimet e marra nga Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit 2021, ku një nga vendimet është edhe shkarkimi i kryetarit Lulzim Basha. Po ashtu, është fakt i njohur botërisht se Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen me vullnet të lirë në 21 Mars 2021, pas disfatës së tij elektorale në zgjedhjet e pjesshme vendore.

5. Për sa kohë lajmi i dorëheqjes së Lulzim Bashës ka qënë publik, i transmetuar gjerësisht nga mediat vendase dhe të huaja, gjykojmë se edhe KQZ mund të kishte marrë dijeni lidhur me këtë fakt të njohur botërisht edhe për shkak të funioneve të saj në organizimin e proceseve zgjedhore të subjekteve apo partive politike.

6. Sidoqoftë, me këtë ankim, ne kërkuesit po paraqesim edhe prova të publikimit të lajmit / faktit te njohur botërisht, se më datë 21.03.2022 Lulzim Basha është dorëhequr publikisht nga drejtimi i Partisë Demokratike. Prej asaj date ish-Kryetari Basha jo vetëm që është tërhequr nga jeta politike aktive, por pothuajse ka braktisur edhe institucionin e Kuvendit të Shqipërisë ku vijon ende sot e kësaj dite të mbajë detyrën e deputetit.

7. Nga ana tjetër, është po fakt i njohur botërisht se zgjedhja e Lulzim Bashes në vitin 2021 është kontestuar në Gjykatë që në Qershor 2021 nga rivalja e tij ne gare Edith Harxhi. Pra paraqitja e L.Bashës në fletën e regjistrit të partive nuk është aktuale dhe as përfundimtare. Së dyti, Lulzim Basha u shkarkua nga Kuvendi i PD i 11 dhjetorit 2021. Gjykata e Apelit nuk rrëzoi Kuvendin e 11 dhjetorit, por vendimin e gjykatës që urdhëroi regjistrimin e tij në regjistrin e Partive dhe urdhëroi rishqyrtimin e tij, përfshirë shkarkimin e Lulzim Bashës dhe se treti, Lulzim Basha dha doreheqjen me 21 mars 2022.

8. Nëse trajtojmë vetëm dorëheqjen, vlen të theksohet se Kushtetuta dhe ligji e njohin dorëheqjen si mekanizëm kryesor për përfundimin e parakohshëm të një mandati kushtetues (resident, depicti kryeministri, etj) apo ligjor. Kur jepet dorëheqja nuk ka diskutim sepse është akt individual vullneti Pasoja është përfundimi i menjëhershëm i mandatit. Per t’u rikthyer në mandat duhet që personi të rizgjidhet apo riemërohet Statuti i PD ka te njejtat parashikime: Kur nje kryetar dorëhiqet, duheT zgjedhur një i ri Në periudhën e ndërmjetme. Keshilli Kombetar duhet te zgjedhë një nga nënkryetaret qe te ushtroje përkohësisht detyren e kryetarit deri sa te zgjidhet i riu (jo deri sa te zgjohet i vjetri).


Top Channel

Related posts

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën e riu shqiptar

admin

Meri Shehu bën parashikimin: Ç’e e pret kryeministrin në mesin e muajit

admin

Rriten për 13.4 për qind shërbimet hotelierike në Maqedoninë e Veriut

admin

Leave a Comment