SPORT

Sot zhvillohen dy përballje në basketbollin kosovar

Prince Caffe Superliga e Kosovës në basketboll po shkon drejt fazës së fundit të garave të rregullta.

Takimi i parë i xhiros së 25-të do të zhvillohet mes Pejës dhe Vëllaznimit, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës.

Verdhezinjtë janë këndellur me trajnerin e ri izraelit, ndërsa këtë edicion numërojnë 17 fitore e shtatë humbje, ndërsa kuqezinjtë që synojnë “Play-off”-in, kanë tetë fitore e 16 humbje.

Dueli i dytë i sfidës së shtunës është ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit.

Vreshtarët ndodhen në vendin e fundit me tri fitore e 21 humbje, kurse prizrenasit kanë 11 fitore e 13 humbje në pozitën e pestë.

Related posts

Rrahmani arrin diçka që nuk e ka imagjinuar

admin

Guardiola konfirmon veten deri në 2025-ën

admin

Kreu i FFK-së priti futbollisten me famë botërore

admin

Leave a Comment