SPORT

Tottenham e ka bërë “listën” e kandidatëve për trajnerin e ri

Antonio Conte nuk duket se do të jetë edhe shumë gjatë trajner i Tottenhamit, prandaj skuadra angleze është duke punuar për trajnerin e ri. Sipas asaj që raporton gazeta britanike The Athletic, pasues i italianit mund të jetë ish-përzgjedhësi i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique. Fabio Paratici, drejtori i përgjithshëm i klubit, është një fans i ish-trajnerit të Spanjës dhe është i interesuar ta punësonte atë për të nisur një projekt të ri.

Spanjolli është edhe objektivi i Atletico Madrid nëse konfirmohet largimi i Diego Pablo Simeone në verë.

Emra të tjerë që tingëllojnë për të mbërritur në bankinën e skuadrës së Londrës Veriore janë Oliver Glasner (trajneri aktual i Eintracht), Ruben Amorim (trajneri i Sporting)  dhe Luciano Spalleti (Napoli).

Related posts

Nuk ishte hera e parë që tifozët rumunë sulmuan Kosovën

admin

​Ancelotti: Valverde është mirë, nuk dua të flas për atë që ka ndodhur

admin

Kërkoja apartamente 300 euro në muaj”! Rodriguez tregon jetën e vështirë përpara se të takonte

admin

Leave a Comment