KOSOVË

SHBA: Zgjidhja e ngërçit politik në Mal të Zi, të bëhet përmes zgjedhjeve të hershme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi tha të premten se zgjidhja e ngërçit aktual politik dhe legjitimiteti i qeverisë së ardhshme në vend, duhet të bëhen përmes zgjedhjeve të hershme.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për çdo përpjekje për të formuar një qeveri të re në Mal të Zi, riorganizuar një qeveri që e ka humbur mandatin, apo shkurtuar mandatin e parlamentit në bazë të ligjit të amenduar për Presidentin”, thuhet në një postim të ambasadës në Twitter.

Qeveria e Malit të Zi e kryesuar nga kryeministri Dritan Abazoviç e humbi votëbesimin gushtin e vitit të kaluar dhe qeveria ka tani një mandat teknik.

Mediat malazeze kanë njoftuar se ka pasur negociata për riorganizimin e qeverisë aktuale të kryeministrit Abazoviç.

Pas rrëzimit të kësaj qeverie, Fronti Demokratik, partia më e madhe e koalicionit qeverisës, e cila njihet për qëndrimet e saj pro-ruse dhe pro-serbe, propozoi për kryeministër kandidatin e saj, Miograd Lekiç. Presidenti Gjukanoviç e kundërshtoi këtë kandidaturë dhe propozoi zgjedhje të reja.

Kjo nxiti parlamentin të ndryshonte Ligjin për Presidentin, duke i hequr atij disa kompetenca, për të bërë të mundur zgjedhjen e kryeministrit nga parlamenti, pa patur nevojë për miratim nga presidenti. Komisioni i Venecias, e kritikoi ligjin si në shkelje të Kushtetutës.

Faktori ndërkombëtar në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin për krizën e zgjatur politike në vend, bllokimin e institucioneve, polarizimin në rritje të shoqërisë dhe pamundësinë e autoriteteve për të gjetur një rrugëdalje nga kriza, raporton VOA.

Related posts

Je përgjegjës për vrasje masive në Kosovë!

admin

Rodosi, “Ferri” në Greqi

admin

Të lirohen menjëherë tre policët dhe Kosova të hapë kufirin

admin

Leave a Comment