SPORT

Po shkëlqen te Juventusi, Di Maria flet për të ardhmen

Banner

Angel Di Marias do t’i skadojë kontrata me Juventusin në fund të këtij sezoni. Ylli argjentinas iu bashkua “Zonjës së Vjetër” nga PSG, ndërsa pati paraqitje pozitive kur ishte mirë fizikisht.

E tash, ish-futbollisti i Real Madridit dhe i Manchester Unitedit thotë se është në rrugë të mbarë për ta vazhduar bashkëpunimin me “Bianconeri”.

“Po flasim për këtë punë me Juventusin. Unë jam i lumtur këtu, e ndiej dashurinë e njerëzve, ata po e shfaqin këtë ndaj meje. Ata janë të lumtur dhe unë jam i lumtur, kjo është e rëndësishme”, u shpreh kampioni i botës me Argjentinën.

Përkundër faktit se Juve mund të mos marrë pjesë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, veterani i mesfushës nuk e ka problem të qëndrojë dhe të luajë në Torino edhe një vit.

Banner

Related posts

Sulmuesi dardan për herë të pestë në formacionin e javës në Slloveni

admin

Vavalis optimist për Dritën: Ndeshje e vështirë, por do të kemi mbështetje të madhe nga tifozët

admin

Djalit sirian që shpëtoi nga tërmeti, iu plotësua ëndrra

admin

Leave a Comment