SHOWBIZ

Çifti i parë brenda “BBV”, Luizi: Më vjen keq që lidhja përdoret si lojë në shtëpi

Banner

Krijimi i çifteve në shtëpi, nga disa prej banorëve është parë si avantazh në lojë.

Për këtë, Luizi u shpreh se i vjen shumë keq që lidhja e tij me Kiarën po përdoret si lojë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ai tha se ndjenja që ata kanë për njëri-tjetrin është shumë e madhe dhe se për të, Kiara është çmimi i tij i madh. Gjë të cilën e ka shprehur edhe më parë gjatë ditëve që kanë qëndruar brenda.

Luizi shtoi se fakti që ai ka krijuar një lidhje brenda shtëpisë, kjo nuk do të thotë që atë po e mban ajo marrëdhënie brenda, as atë as Kiarën.

Ai madje u shpreh se Kiara nuk përfshihet në debate, jo se nuk ka argumenta, por sepse nuk e ka në karakter të bërtasë apo të jetë e “egër”.

Luizi edhe njëherë përsëriti deklaratën e Antonetës, e cila tha se në shtëpi mund të rrish gjatë vetëm nëse krijon lidhje brenda dhe nëse ndan çifte.


Top Channel

Banner

Related posts

Harry Styles dhe Emily Ratajkowski “tronditën” rrjetin teksa putheshin në Tokio, modelja e ka refuzuar 9 vite më parë

admin

Filmi “Avatar: The Way of Water” kalon shifrën 2 miliardë dollarë në të gjithë botën

admin

Rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria 2023”, kjo është bukuroshja shqiptare

admin

Leave a Comment