SPORT

Kumbulla ka një dedikim special pas golit të shënuar

Marash Kumbulla realizoi golin e parë për këtë sezon, i dyti në Europa League dhe i katërti në total me fanellën e Romës. Një gol me shumë peshë që bën verdhekuqtë të jenë një hap larg çerekfinaleve.

Ajo që ra në sy, përveç festës së ligjshme të mbrojtësit shqiptar, ishte futja e topit nën fanellë, një gjest që ia dedikon partneres së tij Greta Manzato, e cila është në pritje të ëmbël. Rreth dy muaj më parë çifti njoftoi se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Kumbulla dhe partnerja e tij janë në një lidhje prej afro katër vitesh, qëkur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare luante për Veronën. Ajo e ndoqi në aventurën e re në Romë dhe janë shumë të lumtur, teksa tani presin edhe fëmijën e parë.

Edhe vetë Greta postoi në Instagramin e saj fotot e Kumbullës me topin e futur poshtë fanellës, foto që janë bërë virale nga të gjithë tifozët verdhekuq. “Kjo e gjitha për ty e vogla Mati”, shkruan Greta në postimin e vet.

Banner

Related posts

Shkëlqen Elfat Mustafi, fitues në eventin prestigjioz “Milano in the Cage 15” kundër Jouini

Admin2

Një Çun shqiptar sfidon kampionët, titullar edhe Ismajli

admin

De Bruyne do të mungojë gjatë, City ia mësyn Olmos

admin

Leave a Comment