SPORT

Mbappe duhet ta plotësojë një kusht për t’u transferuar falas te Reali

Real Madridi është gati të nënshkruajë me sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe në vitin 2024.

Sipas AS, Madridi nuk do të tentojë ta blejë francezin këtë verë, pasi do të jetë shumë i shtrenjtë.

Ka dy kushte që Mbappe të kalojë te Real Madrid. Së pari, transferimi duhet të jetë falas, dhe kjo është e mundur në verën e vitit 2024, pas skadimit të kontratës së Kylian me PSG.

Së dyti, sulmuesi duhet të pranojë publikisht që u soll keq ndaj Real Madridit në vitin 2021 kur refuzoi transferimin.

Real Madridit i pëlqen më shumë opsioni i Mbappes sesa blerja e sulmuesit të Manchester City, Erling Haaland.

Related posts

Futsall: “Dardanët” të gatshëm për ndeshjen ndaj Holandës

admin

Kombëtarja mbyll përgatitjet për duelin vendimtar me Poloninë në “Air Albania”, situata në kampin kuqezi

admin

Manchester City fiton me vështirësi në udhëtim te Crystal Palace

admin

Leave a Comment