SHQIPËRI

PD do ankimojë mos-regjistrimin/ KQZ kërkoi dokumente shtesë me firmën e Bashës për 48 orë

Juristët e PD-s të Enkelejd Alibeajt për momentin nuk do të përmbushin kërkesën e KQZ-së, për plotësim dokumentacioni për tu regjistruar me firmën e Lulzim Bashës.

Pengesa më e madhe ishte autorizimi që i jepte të drejtën Enkelejd Alibeajt të angazhohej në emër të Lulzim Bashës që nuk do kryente krime zgjedhore.

Top Channel mëson se juristët e PD janë duke hartuar ankimimin për vendimin e të enjtes nga KQZ dhe pritet ta dorëzojnë në KAS. Kjo situatë me dy grupime që pretendojnë se janë PD e tentojnë regjistrimin për zgjedhjet e lokale të 14 Majit është e ngjashme me atë kur Genc Pollo në vitin 2001 me Partine Demokratike të Reformuar, për shkak të logos së ngjashme me PD, arriti te tërheqë rreth 5 përqind të votave, pjesa dërmuese votues demokrate që hodhën votat gabim.

Një situatë e ngjashme mund të ndodhë edhe në zgjedhjet e 14 Majit, nëse në fletën e votimit do jetë kandidatët me logon e PD me emrin e Lulzim Bashës dhe kandidatët e tjerë te opozitës nën një logo me partine e Metës apo te Dules që pretendojnë te marrin votat e demokratëve. Berisha pas takimit me Ilir Metën tregoi planet për koalicionin.

” Në rrafshin politik do të jetë një spektër i gjerë koalicioni. Në rrafshin elektoral janë duke u marrë specialistët e të drejtës zgjedhore me këtë çështje dhe kodit zgjedhor.“- tha Berisha.

PD me kryetar Alibeajn ka edhe 24 orë afat sipas KQZ që të plotësojë dokumentat me firmën e saktë të Lulzim Bashës që të regjistrohet në zgjedhje.  Një nga skenarët e mundshëm të këtij ngërçi që vuri në dukje kreu i KQZ Ilirian Celibashi, përfitues është vetëm Berisha, kandidatët e të cilit, nuk do të rivalizohen nga kandidatet e PD zyrtare.

Në këtë rast juristët e thjeshtë të KQZ pa dashje janë bërë palë në një situatë politike të ngarkuar në gjirin e Partisë Demoktatike e cila ligjërisht ka kryetar Enkelejd Alibeajn, por faktikisht zyrën e kryetarit e ka zënë Sali Berisha i shpallur non-grata nga fuqitë e mëdha ShBA dhe Britania e Madhe.


Top Channel

Related posts

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Rama: Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje

admin

Sot mbahen zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

admin

Po pinin kafe- Viktima në Kavajë u qëllua në prani të babait të tij

admin

Leave a Comment