AKTUALE

Aggeler: Ekzistojnë më shumë lista, persona të ndryshëm mund të hetohen në lidhje me korrupsionin

Ekzistojnë më shumë lista sipas të cilave persona të ndryshëm mund të hetohen në kontekste të ndryshme në lidhje me korrupsionin dhe të gjithë këta persona hetohen në mënyrë që të vendosen sanksionet e duhura. Megjithatë, informacioni duhet të vijë nga Uashingtoni, tha ambasadorja amerikane Angela Aggeler, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se cilët emra do të jenë në “listën e zezë”, njofton pressonline.mk .

“Unë qëndroj pas asaj që thashë një ditë më parë dhe mendoj se është e vërtetë, por megjithatë informacioni duhet të vijë nga Uashingtoni dhe nuk mund t’ju jap ndonjë afat kohor apo një numër se sa njerëz do të zbulohen”, tha Ageler pas vizitës në poligonin ushtarak “Krivolak” me ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

E pyetur në lidhje me vizitën e koordinatorit për anti-korrupsion të Departamentit të Shtetit të SHBA, Richard Nephew, Aggeler tha se ishte e lumtur që koordinatori special ishte në gjendje të gjente kohë për të ardhur këtu.

“Sot në mëngjes isha në takimin me presidentin Pendarovski dhe më vjen mirë që ai arriti ta përfshijë këtë takim të planifikuar në agjendën e tij. Ai nuk është këtu për të zbuluar emra për listën e zezë apo diçka të tillë, por ai është këtu për të diskutuar proceset, sanksionet, protokollet që ka Qeveria amerikane për këto çështje të korrupsionit. Jemi në bashkëpunim të ngushtë me Uashingtonin, komunikojmë vazhdimisht çdo ditë dhe mendoj se Nephew është një aleat dhe promotor shumë i mirë i të gjitha këtyre proceseve për të luftuar korrupsionin, që mendoj se edhe për ju është një nga çështjet më të rëndësishme ” – tha Aggeler. /pressonline.mk

Related posts

Mexhiti: Dikur sillnim studentët në Çarshi, sot Grubi na i solli kazinotë

Gjyla Halili

“BDI të mësohet në opozitë”, Ahmeti: Këto janë “ilahie” që i dëgjoj çdo ditë

Gjyla Halili

Vrasja e mbrëmshme shkakton reagimin e partive politike, kërkohet dhe dorëheqja e Spasovskit

admin

Leave a Comment