AKTUALE

Javën e ardhshme ngrirje e mundur e çmimeve të sheqerit, vezëve dhe orizit

Javën e ardhshme do të bëhen analiza dhe do të konfirmohet nëse do të ngrihen çmimet e sheqerit, vezëve dhe orizit, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Siç tha Bekteshi në konferencën për shtyp në Qeveri, çmimet me siguri do të ngrihen nëse prodhuesit nuk i zvogëlojnë.

Sipas tij, analizat e Sektorit për tregti dhe të odave ekonomike kanë treguar se shumica e kompanive e shfrytëzojnë marzhin maksimal dhe në njëfarë mënyre janë të bashkuar që të mos i ulin fitimet e tyre.

“Në pajtim me të gjitha analizat e Sektorit për tregti dhe odat, konfirmohet se shumica e kompanive e shfrytëzojnë marzhin maksimal dhe në njëfarë mënyrë janë të bashkuar që të mos i ulin fitimet e tyre. Për këtë shkak kemi vendosur që të shkojmë me ngrirjen e çmimeve. Mbeten edhe sheqeri, vezët dhe orizi, për të cilat javën e ardhshme do të bëhen analiza dhe çmimet e të cilave me siguri do të ngrihen nëse prodhuesit nuk i ulin”, sqaroi Bekteshi.

Banner

Related posts

Camaj: Ulqini nuk duhet të jetë Dubai, do të votoj vetëm për ato që janë në interes të Ulqinit

Gjyla Halili

Nga sonte ulje temperaturash dhe reshje shiu

admin

Kurti tregon se çfarë përfitojnë familjet që investojnë në energji efiçiente

admin

Leave a Comment