SPORT

Vëmendja te klasikja e basketbollit në Kosovë

Kampionati i Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll vazhdon me ndeshjet e javës së 25-të. Dy ndeshje zhvillohen të shtunën, po aq të dielën dhe një të hënën.

Java hapet me përballjen ndërmjet Pejës dhe Vëllaznimit. Verdhezinjtë janë këndellur me trajnerin e ri izraelit, ndërsa këtë edicion numërojnë 17 fitore e shtatë humbje, ndërsa kuqezinjtë që synojnë “play-off”-in, kanë tetë fitore e 16 humbje.

Dueli i dytë i sfidës së shtunës është ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit. Vreshtarët ndodhen në vendin e fundit me tri fitore e 21 humbje, kurse prizrenasit kanë 11 fitore e 13 humbje në pozitën e pestë.

Të dielën përballen kampioni Golden Eagle Ylli dhe Ponte Prizreni, që nuk po kalon në formë të mirë në ndeshjet e fundit. Therandasit kanë 17 fitore e shtatë humbje, ndërsa e kundërta është me prizrenasit që kanë shtatë fitore e 17 humbje.

KB Vëllaznimi

Të hënën takohen rivalët e vjetër Sigal Prishtina dhe Trepça. Këto dy skuadra përveç që janë ndeshur tri herë gjatë garave të rregullta janë përballur edhe në dy finale. Prishtinasit i mundën në Superkupë, kurse mitrovicasit iu kundërpërgjigjën për Kupë. Bardhekaltrit janë në vendin e parë me 18 fitore e gjashtë humbje, kurse ‘Xehetarët’ janë në vendin e katërt me 15 fitore e nëntë humbje.

The post Vëmendja te klasikja e basketbollit në Kosovë appeared first on SHQIP.com.

Banner

Related posts

Sefaja certifikohet në “Programin Ndërkombëtar të Certifikimit të Pasurimit të Trajnerëve (ICECP)”

admin

Kipyegon nga një tjetër galaktikë

admin

Synojnë sulmuesin e Milanit – Kreu

admin

Leave a Comment