BOTA

Pamje pas sulmit me armë në Hamburg, ku u vranë 7 persona

Shtatë persona, përfshirë një foshnjë të palindur, janë vrarë nga të shtënat në një sallë mbledhjesh në qytetin gjerman të Hamburgut.

Siç raporton policia gjermane, personi i armatosur veproi i vetëm në sulmin e së enjtes dhe më pas vrau edhe vetën.

Sipas BBC, i dyshuari ishte pjesëtarë i komunitetit fetare dhe ende nuk dihet shkaqet e sulmit.

Tani janë shfaqur pamje dramatike që duket se tregojnë të dyshuarin duke qëlluar shumë plumba përmes një dritareje të sallës.

Dëgjuam të shtëna, mbi 12 të tilla. Pastaj pamë njerëz që nxirreshin të mbuluar me qese nga godina e Dëshmitarëve të Jehovait. Skena me të cilën u përballën ekipet e ndërhyrjes së shpejtë ishin rrëqethëse, gjak kudo, persona nën shok ose të plagosur që dilnit të tmerruar në rrugë.”, u shprehën dëshmitarët në vendngjarje.

Tutje bëhet e ditur se gjithë ata që u qëlluan për vdekje ishin shtetas gjermanë.

Në një deklaratë, komuniteti i Dëshmitarëve të Jehovait në Gjermani tha se ishte “thellësisht i pikëlluar nga sulmi i tmerrshëm ndaj anëtarëve të tij në Sallën e Mbretërisë në Hamburg pas një shërbimi fetar”.

Dëshmitarët e Jehovait janë anëtarë të një lëvizjeje fetare me bazë krishtere, e themeluar në SHBA në fund të shekullit të 19-të.

Në raportin e saj të fundit nga viti 2022, lëvizja thotë se ka rreth 8.7 milionë Dëshmitarë të Jehovait në mbarë botën, duke përfshirë rreth 170,000 në Gjermani.

Në qytetin e Hamburgut, besohet se ka rreth 4000 anëtarë të organizatës.

Related posts

Ndasitë mes vendeve evropiane për grurin e Ukrainës

admin

Trazirat në Tel Aviv, Netanyahu kërkon dëbimin e emigrantëve të përfshirë në përplasjet që shkaktuan dhjetëra të plagosur

admin

Zgjedhjet presidenciale amerikane, Harris mbyll fushatën në Uashington, Trump në Florida

Gjyla Halili

Leave a Comment