AKTUALE

Prokuroria kërkon arrest për dy personat e dyshuar për “rrëmbimin” e nipit të Lube Boshkoskit

Prokuroria Themelore Publike Shkup dorëzoi propozim për përcaktimin e masës së arrestit afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orëve  për dy persona për të cilët ekziston dyshimi se kanë marrë pjesë në veprën penale “rrëmbim” të Samoil Kostadinovskit, nipit të Lube Boshkoskit.

“Prokuroria Themelore Publike Shkup te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup dorëzoi propozim për përcaktimin e masës së arrestit afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orëve për dy persona për të cilët ekziston dyshimi se me veprimet e tyre kanë marrë pjesë në veprën penale – Rrëmbim nga neni 141 i Kodit Penal. Në interes të procedurës, Prokuroria Publike nuk është në mundësi  të ndajë shumë detaje për momentin”, thonë nga PTHP për MIA-n.

Gjurmët e Kostadinovskit humbën më 4 mars te Ambasada e Çekisë, ndërsa zhdukjen e tij e ka lajmëruar vëllau i tij. Rastin e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin ditor të 6 marsit.

“Më 04.03.2023 në orën 08:00 në SPB Shkup, M.K. (32) nga Shkupi ka lajmëruar  se nga shtëpia është zhdukur vëllau i tij S.K.(26)”, citohet në buletinin policor.

Related posts

Osmani: Beteja është ndërmjet vizionit tonë të integrimit dhe vizionit të izolimit, që përfaqëson VMRO-DPMNE

Gjyla Halili

Mickoski: Jam i sigurt se do të formojmë qeveri në afat sa më të shkurtër të mundshëm dhe procesi do të jetë transparent

Gjyla Halili

Kur takohen dy femra super elegante: Vëmendjen tërhoqi takimi i dy mbretëreshave

admin

Leave a Comment