SPORT

Arsenali dhe Sportingu ndahen baras

Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 në udhëtim ndaj Sportingut.

Ishte kjo ndeshja e parë e çerekfinales së Ligës së Evropës, e cila u zhvillua në Portugali.

Saliba kaloi “Topçinjtë” në epërsi në minutën e 22-të të ndeshjes.

Por, Sportingu i Lisbonës gjeti forcën dhe e përmbysi rezultatin.

Fillimisht Inacio barazoi shifrat në minutën e 34-të, para se Paulinho të kalonte vendasit në epërsi në minutën e 55-të.

Gjuajtja e Granit Xhakës u devijua nga Morita, e që pastaj përfundoi në gol për rezultatin 2:2. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Londër.

Related posts

Mbyllen pjesët e para në Therandë e Gjilan

admin

Ndërpritet ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës, tifozët gjuajnë me karrige në parket

admin

FSHF cakton datën për Kastrioti – Bylis

admin

Leave a Comment