SHOWBIZ

Rita Ora tregon edhe njëherë bukurinë e saj natyrale, ylli fotografohet në rrugët e Los Angeles

Rita Ora u shfaq tepër natyrale me një veshje sportive dhe pa grim në një ditë me diell në Los Angeles të mërkurën.

Këngëtarja, 32 vjeçe, vendosi edhe syze dielli të zeza teksa po dilte në qytet, ndërsa vendlindja e saj, Londra, përballet me stuhitë e borës dhe shiut.

Rita, e cila konfirmoi se ishte martuar me Taika Waititi muajin e kaluar, nuk e kishte vendosur unazën e saj të martesës.

Rita tregoi bukurinë e saj natyrale e pagrimuar dhe zgjodhi tw jetw rehat, larg veshjeve të Rita-s në Nju Jork muajin e kaluar, teksa ajo promovoi këngën e saj “You Only Love Me”.

Dalja e Ritës vjen pasi ajo shfaqi ndjenjën e saj unike të stilit në një seri fotosh në Instagram më herët gjatë ditës.