SPORT

Manchester United arrin fitore të thellë ndaj Real Betisit

Banner

Manchester United ka arritur fitore të madhe në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës ndaj Betis.

Djajtë e Kuq kanë triumfuar me rezultat 4-1, duke bërë një hap të madh drejt kalimit në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Serinë e golave e hapi sulmuesi anglez Marcus Rashford, kur realizoi brenda zonës për të kaluar Djajtë e Kuq në epërsi 1-0 në minutën e gjashtë.

Megjithatë mysafirët u kthyen në lojë pas gjysmë ore lojë, kur Perez barazoi shifrat në 1-1 pas asistimit nga Juanmi.

45 minutat e para u mbyllën baras 1-1, derisa në pjesën e dytë United riktheu gjithçka nën kontroll.

Bruno Fernandes asistoi te Antony që realizoi për 2-1 në minutën e 52-të.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, mesfushori portugez Bruno Fernandes kësaj radhe gjeti golin e parë personal në këtë sfidë duke ngritur epërsinë në 3-1.

E krejt në fund të ndeshjes, ishte minuta e 84-të kur sulmuesi holandez Wout Weghorst realizoi për rezultatin përfundimtar 4-1 nga afërsia.

United kësisoj bën një hap të madh drejt kalimit në çerekfinale, edhe pse duhet pritur ndeshja e kthimit që zhvillohet pas një jave në Spanjë.

Banner

Related posts

Ancelotti tregon futbollistin më vendimtar të momentit në botë

admin

Drita mposht Llapin dhe arkëton tri pikë të rëndësishme

admin

Nistelrooy kritikon Gakpon, tregon kush ndikoi në zgjedhjen e tij

admin

Leave a Comment