SPORT

Richarlison acarohet me trajnerin Antonio Conte

Banner

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Richarlison, ka kritikuar trajnerin Antonio Conte pas eliminimit nga Milani në Champions League të mërkurën.

Braziliani ka pretenduar se vendimi për ta lënë atë në stol nuk ishte i arsyeshëm.

Skuadra angleze u eliminua nga kompeticioni më i madh evropian i klubeve pasi nuk arriti të shënojë në asnjërën prej dy ndeshjeve, derisa nga Milan në ndeshjen e parë kishte fituar 1-0.

Brazilani ka luajtur vetëm njëzet minutat e fundit në barazimin 0-0 në shtëpi.

“Nuk e kuptova. Po luaja mirë, fituam kundër Chelsea dhe West Ham United dhe papritmas isha në stol. Luajta pesë minuta kundër Wolves, pyeta për arsyen dhe askush nuk më tha pse. Unë nuk jam budalla, jam një profesionist që punoj shumë çdo ditë dhe dua të luaj”, ka thënë Richarlison, shkruan “talkSPORT”.

Banner

Related posts

Më në fund caktohet data e meçit Fury – Usyk

admin

Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit këtë verë në një transferim rekord botëror

admin

Varane dhe Lloris “kthehen” te Franca

admin

Leave a Comment