SHQIPËRI

Shkresa ku firmos Alibeaj dhe jo Basha, Celibashi: Ja zgjidhja ligjore për regjistrimin e PD

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi shpjegoi në “Top Story” detyrimet ligjore që Partia Demokratike ka për tu regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.

Ai u shpreh se Lulzim Basha, si drejtues ligjor i PD-së dhe poseduesi i të drejtës së vulës dhe firmës, duhet me patjetër të dorëzojë dokumentet e firmosura.

Nëse kjo gjë nuk ndodh atëherë kjo parti nuk regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 14 majit.

“Është e paevitueshme duhet të firmoset ndryshe nuk regjistrohet. Ky është një problem për partitë politike, nëse ata nuk e zgjidhin me njëri-tjetrin, çfarë problemi ka KQZ këtu”, tha Celibashi.

Kryetari KQZ-së deklaroi se Basha ka 48 orë kohë për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm të firmosur nga ai për tu bërë pjesë e zgjedhjeve PD-ja.

“Kanë 48 orë kohë për të paraqitur dokumentet. Duke nisur nga sot Basha duhet t’i dorëzojë. Nëse dokumentacioni nuk dorëzohet i plotësuar nuk do të regjistrohet. Deklarata duhet të jetë e firmosur nga drejtuesi i PD-së. Këtë e ka ligji dhe ligji duhet të respektohet”, shtoi më tej ai.

 


Top Channel

Related posts

Kurti sot në Tiranë, takim me Ramën dhe Nikollën

admin

The Guardian: Shqipëria, vendi me histori intriguese, mikpritje të pakufishme dhe surpriza të pafundme

admin

Tërmet në këtë vend – Insajderi

admin

Leave a Comment