AKTUALE

Prokuroria kërkon arrest për dy personat e dyshuar për “rrëmbimin” e nipit të Lube Boshkoskit

 Prokuroria Themelore Publike Shkup dorëzoi propozim për përcaktimin e masës së arrestit afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orëve  për dy persona për të cilët ekziston dyshimi se kanë marrë pjesë në veprën penale “rrëmbim” të Samoil Kostadinovskit, nipit të Lube Boshkoskit.

“Prokuroria Themelore Publike Shkup te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup dorëzoi propozim për përcaktimin e masës së arrestit afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orëve për dy persona për të cilët ekziston dyshimi se me veprimet e tyre kanë marrë pjesë në veprën penale – Rrëmbim nga neni 141 i Kodit Penal. Në interes të procedurës, Prokuroria Publike nuk është në mundësi  të ndajë shumë detaje për momentin”, thonë nga PTHP për MIA-n.

Gjurmët e Kostadinovskit humbën më 4 mars te Ambasada e Çekisë, ndërsa zhdukjen e tij e ka lajmëruar vëllau i tij. Rastin e konfirmoi edhe Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin ditor të 6 marsit.

“Më 04.03.2023 në orën 08:00 në SPB Shkup, M.K. (32) nga Shkupi ka lajmëruar  se nga shtëpia është zhdukur vëllau i tij S.K.(26)”, citohet në buletinin policor. 

Banner

Related posts

BFI me njoftim të rëndësishëm rreth zeqatit

admin

VLEN ndryshoi fjalët më shpesh se “çorapat” për ndryshimet kushtetuese në RMV

Gjyla Halili

Zvicër, Akuza ndaj 6 shqiptarëve për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike

Gjyla Halili

Leave a Comment