SHQIPËRI

KQZ nuk regjistron PD e Alibeaj! I kthehet dokumentacioni, 48 orë për plotësim

Lulzim Basha u njoh si kryetar i Partisë Demokratike edhe nga komisioni qendror i zgjedhjeve.

Celibashi: Mund ta pranoj që në perceptimin tim Berisha është kryetar i PD por kjo nuk ndryshon asgjë  me ligjin. Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD bazuar në dokumente zyrtare e ka Lulzim Basha. 

Por, edhe pse mori konfirmim si kryetar Lulzim Basha nuk mundi ta regjistrojë partinë në zgjedhje, për shkak se dokumentet e dorëzuara në KQZ kishin mangësi dhe ishin të paqarta. Pengesa më e madhe ishte autorizimi që i jepte të drejtën Enkelejd Alibeajt të përbetohen në emër të Lulzim Bashës që nuk do kryente  krime zgjedhore.

Celibashi: Kompetencat delegohen jo nga përgjegjësia personale.

Në bazë të këtij vendimi Lulzim Basha duhet të marrë guximin dhe  të firmosë edhe si firmosi kryetari në mënyrë që Partia  Demokratike te mos mbetet jashtë  betejës së 14 majit.

Celibashi: Ndal ju lë 48 orë të plotësoni dokumentet.

Vendimmarrja nuk u prit mirë  jo nga përfaqësuesi ligjor i Bashës, i cili  paralajmëroi  ankimin në komisionin e sanksioneve dhe ankesave.

Indrit Sefa: Zbardheni sa më shpejt vendimin ta ankimoj.

Vendimi pritet të  kundërshtohet edhe nga Sali Berisha, i cili tashmë shpresat i ka tek aleatët për t’u regjistruar në zgjedhjet e pranverës.


Top Channel

Related posts

Incidentet kundër myslimanëve në Mal të Zi, u rritën pas aktivizmit ortodoks serb

admin

Shkollat e reja në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj inspekton punimet në Vaqarr

admin

Rama takim me bizneset: Duhet të marrë fund koha e shfrytëzimit të punonjësve

admin

Leave a Comment