KOSOVË

Ekzekutohet Ranko Radosheviç, i njohur si “Escobari”

Ranko Radosheviç i njohur si “Eskobar” është vrarë mëngjesin e sotëm rreth orës 11:00 në një pikë karburanti në Beograd.

Sipas mediave vendase ai ishte një person i njohur më parë për policinë, i cili ndër të tjera, merrej me shitjen e makinave të blinduara. Emri i tij u përmend në publik, si pronar i një makine, e cila u gjet në garazhin e Marko Miljkoviqit, krahut të djathtë të Veljko Belivuk.

Ranko Radosheviç është i njohur për publikun edhe si “Ranko Eskobar”, me origjinë nga Mali i Zi, gjegjësisht nga Nikshiqi, raportojnë mediat rajonale.

Të shtënat kanë ndodhur paraditen sotme në kafenenë e një pikë karburanti në Rushnjë.

Dy persona kanë hyrë në kafene dhe njëri prej tyre ka gjuajtur disa herë më armë zjarri drejt “Eskobarit”.

Banner

Related posts

Kosovarët të udhëtojnë lirshëm nga 1 janari, thotë Von Cramon

admin

Nëse serbët në veri duan protesta paqësore, me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, ata e kanë një kryeministër që është i gatshëm t’i dëgjojë

admin

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, “duhet të zbatohet shpejt”

admin

Leave a Comment