SHQIPËRI

PS mblidhet për kandidatët/ Rama: E dimë se cila do jetë skuadra e kryetarëve të bashkive

Ndryshe nga Selia Blu ku kryefjalë është vula, në Selinë Roze vëmendja e Kryesisë Socialiste ishte përzgjedhja e skuadrës garuese të 14 majit, ku porosia e Edi Ramës krahas kandidatëve për kryetar bashkie ishte edhe përzgjedhja sa më përfaqësuese për këshilltarët bashkiak.

Rama: Jemi në hapat e fundit të përgatitjeve për zgjedhjet. Në fund të muajit bëhet dhe regjistrimi i kandidatëve, i listave për këshilltarët dhe nga ana tjetër, përtej këtij aspekti është dhe aspekti programatik i fushatës, specifikat e zonave të ndryshme, si dhe përmbajtja thelbësore në rrafshin kombëtar.

Aty ku ka pasur dakordësi dhe ka pasur, si të thuash, sinkronizim rreth kandidatëve të caktuar që janë aktualisht kryetarë bashkie ka vazhduar natyrshëm procesi. Zyrtarizimi përfundimtar do të bëhet si gjithmonë, përpara se kandidatët të regjistrohen zyrtarisht, por pak a shumë, në linja të përgjithshme. E dimë se cila do jetë skuadra e kryetarëve të bashkive. Nuk flasim për emra konkretë.

Për rezultatin e këtyre zgjedhjeve Edi Rama paralajmëroi se do të ketë një memorandum të dytë parashikues,  si ai i Kuçit në zgjedhjet e shkuara.

 Rama: Mendoj që do fitojmë shumë bindshëm, por për hir të vërtetës, dua të jem shumë i drejtpërdrejtë me ju. Fitorja kur ke përballë kundërshtarë të tillë, në aspektin aritmetik është minimumi. Ne duhet të shkojmë përtej fitores aritmetike sepse të hysh në fushë me kundërshtarë që nuk janë në lartësinë e duhur dhe janë deri edhe të padenjë për të qenë në fushë, nuk është e vështirë të fitosh. Çështja është të shkosh përtej fitores aritmetike dhe kjo do të thotë më shumë me njerëzit, më shumë për njerëzit sepse këto lloj situatash rrezikojnë shumë të të shkëpusin nga njerëzit.

Me një fjali të vetme e fshikulluese Edi Rama iu përgjigj kërkesës të Arben Ahmentajt për mos të bërë gjykatësin.

Rama: Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj gjykatësin.


Top Channel

Related posts

Përvjetori i luftës në Ukrainë, Erion Veliaj fton qytetarët në manifestim: Tirana solidarizohet me të drejtën e çdo ukrainasi për të qenë i lirë

admin

Pas Gjiknurit, ambasadorja Kim takim me Alibeajn në kryesinë e Kuvendit

admin

PD do ankimojë mos-regjistrimin/ KQZ kërkoi dokumente shtesë me firmën e Bashës për 48 orë

admin

Leave a Comment