AKTUALE

Tetovë – Gostivar: Për dy muaj e gjysmë rreth 2129 masa për shpejtësi të pa përshtatshme sipas kushteve të rrugës

Në këto dy muaj e gjysmë të kaluara të këtij viti, në regjionin e SPB- Tetovë janë shqiptuar gjithsej 2129 masa për shpejtësi të pa përshtatshme sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht tejkalim shpejtësie (TE-1453 dhe GV-676).

Numri më i madh i masave lidhur me tejkalimin e shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit, përfshirë tejkalimin e 50 dhe 70 kilometrave në orë, më së shumti janë regjistruar në magjistralen Gostivar-Tetovë-Shkup dhe në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë drejtuesve të automjeteve-shkelës u janë përgatitur parashtresat e parashikuara në ligj dhe do të përballen me gjoba dhe masa të tjera.

Gjobat për këtë lloj kundërvajtje në komunikacion që variojnë nga 45 deri në 400 euro në denarë. Ata që kanë tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar kryesisht me shpejtësi më të lartë do t’u hiqet patenta e shoferit për një periudhë prej tre muajsh deri në një vit.

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë në vazhdimësi kryen kontrolle të tilla, jo vetëm në autostradë dhe në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit, por edhe në rrugët rajonale përreth, në periudha të ndryshme kohore. Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë sërish apelon shoferët që të mos nxitojnë dhe të ekspozohen ndaj rrezikut të shkaktimit të aksidenteve në komunikacion, në të cilat do të vënë në pikëpyetje jetën e tyre dhe të pjesmarësve të tjerë të trafikut.

Related posts

Banorët e Rekës të zemëruar: Prerje masive e druve, asnjë investim

admin

Faton Ahmeti mesazh opozitës: Me 24 prill ju treguam se nuk e keni vendin në Tetovë, më 8 maj do të merni përgjigje dhe më të fuqishme

Gjyla Halili

Ageler: Pritshmëritë e mia për zgjedhjet janë si të votuesve – i gjithë procesi të zhvillohet në mënyrë transparente

Gjyla Halili

Leave a Comment