AKTUALE

Një vozitës ka humbur jetën pasi është përplasur në pikëpagesën rrugore në Kumanovë

Një person ka humbur jetën pasi vetura e tij ka goditur një shtyllë në pikëpagesën rrugore“Romanovcë”, njoftuan sot nga SPB Kumanovë dhe QRMK Kumanovë, njofton pressonline.mk .

“Sot rreth orës 03:27 në SPB Kumanovë është raportuar se në pikëpagesën rrugore“Romanovcë” në magjistralen Shkup – Kumanovë automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit ka goditur një shtyllë të pikës së pagesës, duke shkaktuar zjarr në automjet. Njëkohësisht drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i emergjencës mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij”, njofton policia.

Zjarri është shuar nga një ekip i Njësitit Territorial të Zjarrfikjes – Kumanovë dhe nga punonjës të pikëpagesës rrugore.

Ndërsa QRMK Kumanovë ka përcjellë informacionin se njësiti zjarrfikës i Kumanovës ka intervenuar me një veturë dhe katër zjarrfikës. Nga Emergjenca Mjekësore e Kumanovës kanë bërë të ditur se kanë ndërhyrë, por shoferi ka ndërruar jetë.

Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, ndërsa një ekip nga SPB Kumanovë ka kryer inspektim të vendit. / pressonline.mk

Banner

Related posts

MPJ thirrje qytetarëve t’i shmangin udhëtimet në Izrael dhe rajon

Gjyla Halili

BDI dënon cënimin e lirisë së mediave dhe kërcënimet ndaj gazetarëve

Gjyla Halili

Kurti: SHBA-ja dhe BE-ja ta nxisin Serbinë që të përmbushë detyrimet e draftit franko-gjerman

admin

Leave a Comment