AKTUALE

Jovanovska: Kriza ekonomike po ndikon në psikikën e njerëzve

Psikologia Mirjana Jovanovska, e ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat mes tjerash ka folur edhe për ndikimin e rritjeve të vazhdueshme të çmimeve ndaj shëndetit psikik të njerëzve. Sipas saj kriza do të reflektohet në secilën fushë të funksionimit të njerëzve.

“Kriza po i godet të gjithë. Jo vetëm rritja e çmimeve por edhe pasiguria që vjen si rezultat i rritjes së çmimeve. Deri ku do të arrij? Çfarë do të ndodh me ardhmërinë tonë. Po rritet ndjenja e pasigurisë tek populli që shkakton pasoja të brendshme – të jenë të pasigurt brenda vetes, të pasigurt për të ardhmen e tyre, çfarë do të bëjnë me fëmijët e tyre, si do të jetë karriera e tyre. Kriza e këtillë ekonomike po sjell diçka që do të reflektohet në funksionimin e kësaj popullate në të gjitha fushat”, deklaroi Mirjana Jovanovska, psikologe.

Banner

Related posts

Në Strugë 267 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm do të votojnë për president dhe 281 për zgjedhjet parlamentare

Gjyla Halili

Rami Mislimi: Djali i Naser Ziberit bëhet NOTER. Revoltë e madhe në VLEN?

Gjyla Halili

Kutitë e fundit/ PS shkon në 83 mandate, PD i humb edhe 2, bie në 50

Gjyla Halili

Leave a Comment