Në korrik të vitit 2022, gratë kanë pasur 32.7 për qind të të gjitha mandateve në parlamentet kombëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa në botë mesatarja ka qenë 26.4 për qind, tregojnë të dhënat e publikuara të agjencisë statistikore Eurostat, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Në Parlamentin Evropian, gratë janë ende pakicë, por në mënyrë proporcionale ka më shumë se në parlamentet kombëtare të shteteve anëtare të BE-së.
Nga formimi i këtij organi në vitin 1952 e deri në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta në vitin 1979 mandate të deputetëve kanë pasur vetëm 31 gra kishin mandate parlamentare, edhe pse numri i deputetëve atëherë ka qenë shumë më i vogël.
Pas zgjedhjeve të para të drejtpërdrejta, përqindja e grave ka qenë 15.2 për qind, ndërsa sot përbëjnë 39.3 për qind nga gjithsej 705 deputetë.
Në parlamentet kombëtare të të gjitha vendeve evropiane kjo mesatare në shkurt të këtij viti është 31.1 për qind, tregojnë të dhënat e rregullta mujore të Unionit Ndër-Paramentar (UIP). .
Në botë, gratë e përbëjnë shumicën në Parlament vetëm në tre vende, edhe atë në Ruanda (61.3 për qind), Kubë (53.4 për qind) dhe Nikaragua (51.7 për qind).
Meksika dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë një numër të barabartë të burrave dhe grave në parlamentet e tyre.
Nga ana tjetër, ekzstojnë tre vende në mbarë botën, parlamentet e të cilave nuk kanë asnjë grua, ndprsa ato janë shtetet ishullore në Oqeani, Papua Guinea e Re dhe Vanuatu dhe Jemeni në Gadishullin Arabik.
Në Dhomën e Ulët Përfaqësuese në parlamentin e Omanit ka vetëm dy gra midis 85 deputetëve, ndësa në Parlamentin e Kuvajtit kanë katër gra nga gjithsej 60 mandate.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, lidhur me pjesëmarrjen proporcionale të grave në parlamentet kombëtare udhëheqin Maqedonia e Veriut me 42.5 për qind dhe Shqipëria me 35.71 për, tregojnë të dhënat e UNP-së.