Një filtër i bukur në Tik Tok i quajtur “Bold Glamour” ka nxitur diskutime pasi njerëzit mendojë se është shume shqetësues fakti që ky efekt duket kaq real.
Filtri modifikon automatikisht tiparet e fytyrës së përdoruesve. Sipas një eksperti, Bold Glamour përdor një teknologji të mësimit të makinerive në krahasim me filtrat tradicionalë.
“Këto filtra duhet të ndalojnë”, thotë një përdoruese në Tik Tok.
Filtri tashmë është përdorur në 15.8 milionë video, por disa thonë se i bën ata të ndihen më keq për pamjen e tyre.
@xandrapohl Do this filter if u wanna cry #boldglamour #boldglamourfilter #relatable #humbled #nyc #miami ♬ Boy’s a liar Pt. 2 – PinkPantheress & Ice Spice
Sipas një studimi të vitit 2021, softueri që ndryshon fytyrën është i lidhur me dëshirën për të bërë operacione plastike.
“Ashtu si me të gjitha efektet Tik Tok, videot që shfaqin efektin Bold Glamour zbulohen me një etiketë direkt në video, kështu që përdoruesit mund të shohin në mënyrë transparente se cilat efekte përdoren”, tha një zëdhënësi i Tik Tok.
Top Channel