BOTA

Putin: Populli rus i gatshëm të mbrojë të ardhmen e vendit

Rusia po përballet me kërcënime të drejtpërdrejta për sigurinë dhe sovranitetin e saj, ka deklaruar presidenti rus, Vladimir Putin, të mërkurën në një ceremoni në Kremlin për dhënien e disa çmimeve për gratë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, raportojnë mediat në Rusi.

Në të njëjtën kohë, ai njohu gatishmërinë e popullit për të “mbrojtur të ardhmen dhe për të mbrojtur të vërtetën”.

Tani që Rusia po përballet me kërcënime të drejtpërdrejta ndaj sigurisë dhe sovranitetit të saj, ne shohim shumë shembuj të guximit dhe vendosmërisë, guximit dhe vullnetit për të mbrojtur të vërtetën, për të mbrojtur njerëzit dhe vetë të ardhmen e shtetit tonë”, ka thënë Putin.

Kreu i shtetit uroi pjesëmarrëset e ceremonisë dhe të gjitha gratë, duke e cilësuar festën të mrekullueshme dhe të dashur për të gjithë. “Ndoshta në vendin tonë nuk ka industri të tilla, fusha aktiviteti ku gratë nuk do të arrinin rezultate serioze, të konsiderueshme”, tha mes tjerash presidenti rus, Putin.

Banner

Related posts

David Kostelancik ripropozohet nga Biden si Ambasador i Amerikës në Shqipëri, Senatori i Ohios J D Vance ka bllokuar emërimin në 2023

Gjyla Halili

Parlamenti polak miraton propozimin për referendumin mbi pranimin ose jo të emigrantëve

admin

Ukraina: Rusia ka dështuar të përparojë në vijën e frontit

admin

Leave a Comment