SHQIPËRI

Zgjedhjet në syrin e “Big Brother”/ Ambasadorja Yuri Kim, takime në PS dhe në PD ku kryetar është Alibeaj

Afrimi lokaleve të 14 Majit, aktivizon Big Brotherin e zgjedhjeve shqiptare, Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Shefja e diplomacisë amerikane në Shqipëri Yuri Kim, në ditën e nisjes së procesit të regjistrimit për këtë garë elektorale, partive politike parlamentare i çoi zarfin me porositë  e qeverisë amerikane.

Ndalesa e parë në selinë e PS me  Damian Gjiknuri sekretar i  përgjithshëm i kësaj force politike, i cili  dha këto detaje se çfarë bisedoi me  Yuri Kim.

 “Zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit. E garantova ambasadoren për vendosmërinë e Partisë Socialiste për të kontribuar aktivisht për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten në krah të Shqipërisë në përpjekjen për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Gjiknuri.

Yuri Kim nuk iu drejtua selisë blu ku ndodhet Sali Berisha edhe pas vendimit te gjykatës qe e zhveshi si kryetar.

Diplomatja amerikane zgjodhi një territor asnjanës për të takuar partinë më të madhe opozitare,  e njëkohësisht në dërgimin e një mesazhi se kë njeh SHBA në krye të PD. Ai është Enkelejt Alibeaj të cilin e takoi në Kryesinë e Kuvendit.

 “Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve.  Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri. Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR”,tha Alibeaj.

 Ish presidentit Ilir Meta, tashmë në krye të një partie politike të riformatuar me timonin më shumë djathtas se sa tradicionalisht majtas, Yuri Kim e takoi në zyrat e ish LSI-së tashmë me logot e reja të Partisë së Lirisë.


Top Channel

Related posts

Ofruan vend pune në këmbim të votës, shoqërohen dy persona në polici

admin

Raportime për bomba në shkollat e Malit të Zi dhe në ndërtesën e Kuvendit

admin

Rama i përsërit kërkesën Borrellit për konferencën ku Kurti e Vuçiq nuk lejohen të dalin nga takimi pa arritur një marrëveshje

admin

Leave a Comment