SPORT

Sulmuesi nigerian thotë se i pëlqen Noizy dhe Loredana

Sulmuesi i Partizanit të Tiranës, Christian Mba u shndërrua në një “makineri” në derbin e kryeqytetit shqiptar dhe përveçse shënoi një gol vendimtar, e “çmontoi” në disa raste mbrojtjen e Tiranës dhe krijoi pështjellime.

Në një intervistë të veçantë për “Panorama Sport”, Mba tregon emocionet e veçanta të përjetuara në derbin ndaj bardhebluve dhe zbulon detaje nga jeta e tij e përditshme. Nigeriani ka treguar një anë tjetër të tij, atë jashtë fushës.

Goli juaj i parë me Partizanin qëlloi të ishte në derbi. Si ndiheni?

Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Të shënosh në një derbi kur të gjithë i kanë shpresat te ty, e bën një ndjenjë të papërshkrueshme.

Kujt ia dedikoni këtë gol?

Të parëve që ua dedikoj janë tifozët e Partizanit, për faktin që ata janë të jashtëzakonshëm. Gjithnjë më kanë brohoritur, kështu që e meritojnë. Tifozët e kuq janë më të mirët në Shqipëri.

Dëgjoni muzikë shqiptare? Keni ndonjë këngëtar të preferuar?

Mund të veçoj Noizyn. Kënga e tij me Loredanën, “Heart attack”, është një prej të preferuarave të mia.

Related posts

Firmino e informon Kloppin për të ardhmen e tij

admin

Shefat Isufi mbron titullin – SHQIP.com

admin

Roma shënon fitore të rëndësishme përballë Juventusit

admin

Leave a Comment