AKTUALE

Lloga: Vetingu është në interes të të gjitha partive

Banner

Në intervistën e parë si ministër i Drejtësisë, Krenar Lloga në emisionin 200 tha se një ndër premtimet kryesore të përfshirjes së ASH-së në Qeveri, vetingu në gjyqësorë, nuk do të realizohet në qoftë se nuk do të has në mbështetje të BE-së dhe SHBA-së. Ai shtoi se veçse ka filluar takimet për zgjedhjen e modalitetit më të mirë për kryerjen e këtij procesi të vështirë, pasi që thotë se në Ministrinë e Drejtësisë nuk ka gjetur asnjë dokument për fillimin e këtij procesi.

“Brenda këtyre pak ditëve, nuk janë bë as 5 ditë që jam në atë institucion, kam arritur të krijoj disa takime, me disa institucione të vendit dhe ndërkombëtare që të rrisim komunikimin dhe të fillojmë prej diku. Tash këtë proces mund ta udhëheqë ministria e drejtësisë, mund të udhëhiqet bashkë në kuadër të qeverisë, ose parlamenti ose kombinimin me partitë politike. por unë mendoj që është interes madhor edhe për VMRO DPMNE-në edhe për LSDM-në edhe për BDI-në, edhe për krejt”, u shpreh KRENAR LLOGA – Ministër i Drejtësisë, Emisioni 200. /Alsat.mk

Banner

Related posts

Azgan Haklaj prezanton kandidaturën për deputet me Koalicionin Euroatlantik duke çelur fushatën elektorale.

Gjyla Halili

Arbër Ademi: Jemi fitues absolut në kampin politik shqiptar dhe forca e dytë politike në vend

Gjyla Halili

Blerim Bexheti miraton ndihmë të njëhershme për personat e shurdhër në komunën e Sarajit

Gjyla Halili

Leave a Comment