SPORT

Zidane i ka tri alternativa për të ardhmen

Duket se është e destinuar që Zinedine Zidane një ditë të emërohet trajner i Juventusit. Sipas Corriere dello Sport, kjo mund të ndodhë sezonin e ardhshëm nëse drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” vendosin të ndryshojnë trajner.

Masimiliano Allegri nuk është i sigurt, e ardhmja e tij varet nga shumë faktorë, por nëse largohet, Zidane është i pari në listë për të marrë drejtimin e Juves.

Në të njëjtën kohë, tekniku francez po ndjek nga pranë edhe situatën që po kalojnë PSG dhe Chelsea, dy ekipet që gjithashtu mund të ndryshojnë drejtim gjatë këtij sezoni, ose në fund.

Pra, legjenda e futbollit francez pritet të kthehet së shpejti në punë dhe atlernativat janë tri skuadra të mëdha evropiane.

Banner

Related posts

Interi e zgjedh kapitenin për edicionin e ardhshëm

admin

Costacurta: Kuqezinjtë s’mund të bënin më tepër në Champions

admin

Arabia Saudite do të ndërtojë një qytet

admin

Leave a Comment