SPORT

Sonte, dy super ndeshje në Ligën e Kampionëve

Gara më prestigjioze në konkurrencën e klubeve të futbollit evropian, Liga e Kampionëve, vazhdon sonte me dy ndeshje që pritet të jenë shumë interesante.

Chelsea e Benfica mbrëmë e siguruan kualifikimin në çerekfinale dhe sonte këtë “biletë” e kërkojnë edhe katër skuadra tjera.

Bayern Munich do të presë në PSG-në. Në ndeshjen e parë bavarezët kanë fituar me rezultat 1:0. Francezët do të kërkojnë përmbysjen e rezultatit dhe kualifikimin me shpresën se Messi e Mbappe do të jenë në natën e tyre më të mirë.

Në ndeshjen tjetër, skuadra e Antonio Conte, Tottenham do të presë në Angli, kuqezinjtë e Milanit, të cilët në “San Siro” fituan me rezultatin 0-1. Milani mund të mjaftohet edhe me një barazim për t’u kualifikuar në raundin tjetër.

Banner

Related posts

Operohet dhe zyrtarizon datën e rikthimit në fushë

admin

Roma mposht Real Sociedadin, shënon Marash Kumbulla

admin

Liqeni – Prishtina 01, sonte zhvillohet finalja e dytë në futsal

admin

Leave a Comment