SPORT

FC Ferizaj ekzekuton pagat e muajit shkurt

FC Ferizaj është ndër klubet e pakta në Superligë që nuk ka obligime financiare ndaj lojtarëve dhe stafit.

Ishte vet presidenti i klubit, Lulzim Abazi, që para disa ditësh kishte deklaruar që Ferizaj për çdo muaj në mënyrë të rregullt i ekzekuton pagesat.

Kësisoj ishte edhe për muajin shkurt, ku sipas burimeve të Shqip.com brenda klubit, bëhet e ditur se gjatë ditës është bërë ekzekutimi i pagave nga menaxhmenti i klubit.

Ndryshe, FC Ferizaj çdo muaj ekzekuton nga 55 paga që përfshijnë, lojtarët, stafin e trajnerëve, punëtorët e strukturave udhëheqëse brenda klubit dhe administratën.

Banner

Related posts

Juventusi shënon fitore ndaj Freiburgut në Ligën e Evropës

admin

Zyrtare: Besart Cecelia emërohet trajner te ekipi i Ligës së Parë

admin

Garë për Milazim Bajraktarin – klubet kërkojnë kapitenin e Trepçës ’89

Admin2

Leave a Comment