SPORT

Enrique vjen te Milani bashkë me dy yje?

Luis Enrique mund të jetë trajner i Milanit dhe menjëherë pritet t’i transferojë dy yje për 60 milionë euro.

Stefano Piolo dhe Luis Enrique janë dy trajnerët më të përfolur ditën e sotme në mediat sportive.

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan do ta shkarkojë Piolin dhe vendin e tij do ta zërë Luis Enrique.

“Rosonerët” nuk janë të kënaqur me Piolin dhe në verë 57-vjeçari do të largohet nga “San Siro”.

Luis Enrique është i gatshëm që t’i rikthehet punës dhe drejtuesit e Milanit janë të gatshëm t’ia besojnë drejtimin e skuadrës.

Alvaro Morata

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke zbuluar dy super përforcimet e Enriques te Milani. Sipas Calcio Mercato, Milan në verë do të transferojë Alvaro Moratan dhe Ferran Torres.

Për të siguruar shërbimet e dyshes, Milan do të duhet të shpenzojë 60 milionë euro.

Related posts

Sportistja amerikane ia kalon edhe Beyonces me ndjekës në rrjetet sociale  

admin

Pamjet më të fundit nga Camp Nou!

admin

“Dardanët” me stërvitje intenzive për sfidat e Eurobasket 2025

admin

Leave a Comment