AKTUALE

Korridori 8 dhe 10D, Grubi në Analiza 24: Një projekt që kthen vendin në pikë strategjike dhe të fuqishme ekonomike

Duke folur më tej për Korridorin 8 dhe 10D, Grubi tha se është investimi më kapital infrastrukturor në vend. Investimi financiar për këtë projekt sigurohet nga buxheti i shtetit.

Jam shumë krenar dhe me fat, ndaj mendoj që çdo qytetar i shtetit sot është ndie krenar me këtë miratim të këtij projekti madhor si Korridori 8 dhe 10-D. Nesër nënshkruhet marrëveshje, me përfaqësues nga Bechtel Enka, përfaqësues nga ambasada Amerikane dhe të tjerë. Flitet për ndërtimin e 110 Kilometra, me nga tre korsi në secilën anë. Një projekt që kthen vendin tonë në pikë strategjike dhe të fuqishme ekonomike.

Investim prej 1.3 miliardë eurove që prit të zgjat deri në 6 vite. Është investimi më kapital infrastrukturor në vend. Investimi financiar për këtë projekt sigurohet nga buxheti i shtetit, theksoi Grubi.

Banner

Related posts

Ramiz Lladrovci takon banorët e Polluzhës: Dikush e ka logon e dikush e ka zemrën e PDK’së, vazhdojmë edhe katër

Gjyla Halili

Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Taravari: Nesër vendosim nëse do të shkojmë me VLEN-in apo do të dalim të vetëm në zgjedhje

Gjyla Halili

Leave a Comment