SPORT

Në raportin e Interpolit përfshihen edhe dyshimet për kurdisje të rezultateve në Kosovë

Interpoli e ka publikuar të përjavshmen “Integrity in Sport” (“Integriteti në Sport”), e cila monitoron zhvillimet kryesore në korrupsionin në sport në mbarë botën.

Në listën e hetimeve përfshihet edhe skandali i supozuar me montimin e rezultateve në futbollin e Kosovës.

Një skandal me trukime ndeshjesh tronditi kampionatin e futbollit të Kosovës. Bastvënësit ishin të vendosur, si në Kosovë ashtu edhe në Francë, ndërsa aktiviteti i tyre i organizuar kriminal ishte hetuar për gati një vit thuhet në raportin e publikuar nga boxscorenews.com.

Kujtojmë që mediat franceze së fundi raportuan se në futbollin kosovar mund të ketë pasur montime të rezultateve në disa ndeshje duke tronditur kështu opinionin sportdashës në vendin tonë.

Ndërsa në mesin e hetimeve për trukime ndeshjesh në raportin e Interpolit është përmendur edhe një skuadër indoneziane basketbolli, e cila është pezulluar përkohësisht. Po ashtu, në Izrael kanë bërë bujë akuzat e supozuara për ryshfet në kuadër të Federatës së Gjimnastikës.

Në këtë listë përmendet edhe “një ish-lojtar i një ekipi profesionist të futbollit spanjoll, i cili u akuzua nga policia për dyshimin se ishte përfshirë në një incident të trukimit të ndeshjeve”, i cili thuhet se është liruar nga paraburgimi.

Po ashtu, “në Spanjë, një hetim për trukimin e ndeshjeve në sfidën e Copa del Rey rezultoi në arrestime të shumta”.

Related posts

​Hadar: Kemi rritur nivelin e ekipit, luajmë ndaj Zvicrës për fitoren e parë

admin

E ndjek hap pas hapi, zbulohet rroga marramendëse e truprojës së Lionel Messit

admin

Polonia kundër Santos pas humbjes në Shqipëri, trajneri: Kam fituar Evropianin dhe nuk do të largohem

admin

Leave a Comment